Perfundon "Kafeneja jone"

Përfundon “Kafeneja Jonë”
Seriali më i shikuar në Kosovë, “Kafeneja Jonë”, më 9 dhjetor do të emetojë edicionin më të ri dhe të fundit të tij.

I njohur edhe si “Te Oki”, seriali ka qenë ndër më të shikuarit prej lansimit të tij, në vitin 2005, ndërsa të hënën e ardhshme do të emetojë edhe edicionin e 336-të.
 
Dhe, fundi i këtij ka pikëlluar jo vetëm admiruesit e shumtë të serialit komik, por edhe aktorët. Naser Rafuna, i njohur me rolin e Meles në këtë projekt televiziv, ka shfrytëzuar profilin e tij në Facebook për të shprehur falënderimet për të gjithë ata që e kanë përcjellë serialin.
“Përfundoj seriali ‘Kafeneja Jone’ , me 9 dhjetor emetohet episoda 336 ne RTK, pea episoda e fundit. Ju falimenderojme qe na keni percjellur dhe pelqyer, te gjithe ju miq te dashur. Thanks nga ekipi yne”, ka shkruar Rafuna.

Shpëton duke u futur në makinën e turistit, VIDEO

0Dy vajza jugoafrikane kanë arritur të filmojnë një ngjarje të jashtëzakonshme në Parkun Nacional “Kruger” në Afrikë të Jugut. Gjatë qëndrimit në një pjesë të këtij parku, një grup i antilopëve afrikane (Impala) kanë qenë duke ikur nga dy gatopardë.
Një nga Impalat për një moment është ndarë nga tufa dhe në panikë e sipër, futët në makinën e një prej turistëve që ishin dëshmitarë të ngjarjes së pazakonshme. Impala futet në makinë përmes dritares së hapur, ndërsa pronari i makinës më pas i hap derën e veturës duke e lënë të lirë kafshën ndërsa gatopardët të uritur.


KLIKO ME POSHT PER TA PARE VIDEON.

Gruaja shtatzënë godet barkun me çekiç- VIDEO

Heather Thorpe, një nënë e re nga Birminghami, në Britaninë e Madhe po përballet me një akuzë të rëndë duke ngjallur reagimin e mijëra njerëzve. Ish-partneri i saj ka publikuar një filmim që tregon gruan e re shtatzënë teksa qëllonte barkun e saj me çekiç, për të demonstruar se sa i shëndetshëm ishte fëmija i saj.
Videoja u xhirua pak javë para lindjes së djalit të saj, Jonathan. Burri tregoi se po xhironte me “iPhone” në shtëpinë e tij në Birmingham, kur fiksoi skenën e pazakontë. Heather kishte marrë një çekiç dhe qëllonte mbi barkun e saj të fryrë duke thënë, “e shikon sa i fortë është fëmija im, një superbebe”.

Kliko te katrori me poshte per ta pare Videon. >>>>>>>>>