Droga e kthen vajzën në “përbindësh”

drogaSipas efekteve që shihen, vajza ka përdorur drogën e quajtur krokodil, që bëhet në kushtet shtëpiake dhe është tepër e rrezikshme. Kjo drogë shkakton efekte anësore të tmerrshme, duke gërryer apo ngrënë mishin e përdoruesit.
Disa raste janë shënuar javët e fundit në Arizona të SHBA-ve, ndërsa mjekët i frikësohen përhapjes së një epidemie. Raste të tilla po shënohen edhe në Ballkan.
Droga krokodil është mjaft popullore në Rusi. Ajo krijohet nga përzierja e kodeinës dhe benzinës, apo naftë të përpunuar, dhe injektohet përmes shiringave në trupin e përdoruesit.