Viçi me dy koka (Video)

Një viç është etiketuar si ‘i bekuar’ pasi ka lindur me dy koka dhe ka mbijetuar. Kafsha ishte një nga tetë viçat që kishin pjellë lopët në një fermë në Vermont.
Veterineri ka thënë se lopa është dashur të pjellë binjakë, mirëpo qeliza vezë nuk është ndarë në mënyrën e duhur, prandaj viçi ka dy koka.
“Ishte diçka ndryshe sot. Ngjashëm si te njerëzit edhe te kafshët ka anomali, ndërsa kjo ishte një nga to”, kanë deklaruar nga ferma.
Meqenëse viçi ka vetëm një tru, të dy kokat imitojnë njëra-tjetrën. Kështu, kur han njëra, përtypet edhe goja tjetër. Po ashtu, mund të hajë njëkohësisht me të dy gojët.
Në shumicën e rasteve, viçat me deformime të këtilla nuk mbijetojnë pas lindjes. Në një rast tjetër të pazakontë, këtë vit në Zelandën e Re lindi një viç me tetë këmbë, katër veshë, dy trupa dhe një kokë.