Januzaj vishet kuqezi! (FOTO)

Adnan Januzaj ka vendosur të vishet kuqezi por… vetëm sa për të treguar shijen e tij për modën.
Mesfushori shqiptar ka zgjedhur ngjyrat aq shumë të kërkuara nga tifozët shqiptarë, por jo në një fushë futbolli dhe jo për kombëtaren, por gjatë një shëtitje nëpër rrugët e Mancehsterit.
Gjatë një dalje të tij nëpër qytet, Januzaj ka zgjedhur pantallona të zeza dhe një xhemper po ashtu të zi të hedhur krahëve, të cilat ka i ka kombinuar me këpuca të kuqe dhe një kapelë po ashtu të kuqe. Lojtari fotografinë e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, mbase sa për të provokuar fansat shqiptarë