Nuk zgjedh Shqiperine por as Belgjiken.Ja te cili ekip tjeter Kombetar do shkoje Adnan Januzaj..

Nuk e do Shqipërinë, e pret Anglinë?
Adnan Januzajt nuk i intereson Kombëtarja shqiptare, por as ajo e Belgjikës. Talenti kosovar i Manchester Unitdit nuk po dëshiron t’i bashkohet asnjërës përfaqësuese, pasi synon të luaj me Anglinë.
Kështu ka raportuar emisionit ‘Procesi Sportiv’ në Top Channel, në faqen e saj zyrtare në rrjetin social facbook.
“Para pak ditësh përfaqësues të Federate Shqiptare të Futbollit janë takuar me Adnan Januzajn (ylli kosovar i Manchester UTD) për t’i paraqitur një tjetër ftesë zyrtare”, thuhet në shkrimin e publikuar nga ‘Procesi Sportiv’.
“Sipas tyre, Januzaj as nuk e dinte ku binte Shqipëria e as nuk ka me të voglin shans për të luajtur me përfaqësuesen kuqezi. Biseda kanë dështuar pasi nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga Adnani ashtu edhe nga babai i tij. Përgjigja e tyre ishte shkurt: “Presim Anglinë”, vazhdon shkrimi.
Ndërkohë, ditë më parë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku ka konfirmuar se babai i Januzajt u ka thënë se për momentin nuk ju intereson Kombëtarja shqiptare.
- See more at: http://dielli.info/?p=2435#sthash.4f7Y9ifW.dpuf