"Urime Bajramin" nga Shaqiri, Xhaka, Cana e Januzaj

"Urime Bajramin" nga Shaqiri, Xhaka, Cana e Januzaj

Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për t’ua uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të fesë islame.

“Happy bajram to all muslims in the world..... Urime festa e kurban bajramit per te gjith muslimanve... Ich wünsche allen gläubigen Moslems einen besinnlichen Bajram.... XS”, ka shkuar ai në profilin e tij në Facebook.
Po përmes rrjetit social Facebook festën besimtarëve ua kanë uruar edhe Lorik Cana, Granit Xhaka, Adnan Januzaj.
“Urime festa e Kurban Bajramit te gjith myslimaneve”, ka shkruar Xhaka, derisa Cana ka shkruar “Per shum vite Kurban Bajrami, Zoti qoft me ne”.
Januzaj ka zgjedhur të urojë vetëm në gjuhën angleze. “Eid Mubarak to all Muslim fans..”, shkruan ai.