Flet Januzaj: Më lini të qetë!

adnaniInteresimit të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Belgjikës, Anglisë, Turqisë, Kroacisë por edhe Serbisë për ta angazhuar Adnan Januzajn në Kombëtaret e tyre, më në fund, iu është përgjigj vet 18 vjeçari.
Super-talenti kosovar ka deklaruar se nuk është duke menduar për asnjë përfaqësuese, ngase vazhdon të mbetet i përqendruar vetëm në ekipin e tij, Manchester Unitedit, të cilit në fundjavë humbjen ia shndërroi në fitore përball Sunderlandit (1:2), falë dy golave që i shënoi kosovari me nënshtetësi belge.
“Në këtë situatë nuk kam menduar për ekipin kombëtar. Së pari më duhet të përqendrohem në Manchester United, sepse kjo është më e rëndësishmja për karrierën time. Dua të luaj sa më mirë për këtë ekip dhe ta jap maksimumin për klubin tim”, ka deklaruar Januzaj për tabloidin e njohur britanik, ‘Daily Mirror’.
Ai ka thënë se është duke kaluar momente të veçanta në ‘Old Trafford’, duke kërkuar nga shtetet e lartpërmendura që ta lënë të qetë duke u kënaqur në mesin e ‘Djajve të Kuq’.
“Unë po e shijoj momentin. Kur e sheh se të gjithë janë pranë teje, kjo ta shton besim për një të ardhme akoma më të mirë. Unë dua të vazhdoj të luaj për ta shfaq talentin tim që e posedoi”, ka shtuar Januzaj.